Shkoi për vizitë tek miqtë në Prishtinë, burri nuk përmbahet, çohet edhe e rrah gruan para prindërve të saj

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

E një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për të cilin ka deklaruar se e ka rrahur.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë, ku viktima kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e prindërve të saj. Bashkëshorti i saj kishte shkuar atje dhe pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht. Si pasojë e kësaj, 33-vjeçarja ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar të cilin e kanë shoqëruar në stacion për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Shkarkohet nga detyra Nënkryetarja e komunës Dragana Miletiç