Duda Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka cilësuar të padrejtë urdhrin administrativ që nuk i lejon vajzat të bartin shami në shkollë.

Balje në një intervistë për Euronews Albania, ka thënë se për vajzat myslimane, shamia është mënyrë jetese.

“Feja në islam nuk bëhet me dhunë dhe presion, për ta është diçka normale. Ata nuk dinë të jetojnë pa shami, në fund të ditës ne kemi një fëmije që në shtëpi jeton me shami dhe ne i themi nëse do të edukohesh, duhet të heqësh shaminë”, tha Balja.

Ndryshe, Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka nisur kampanjën përmes së cilës po kërkon shfuqizimin e urdhrit administrativ që i mohon të drejtën e shkollimit nxënësve që mbajnë shami.

Lexo edhe:  Sigurohet video e Nusret Cenës pak para se të ekzekutohet me breshëri plumbash