Burri në Fushë Kosovë i jep dajak gruas së tij, ajo përfundon në spital e ai në polici

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar gruaja, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte. Si pasojë e dhunës ajo ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Aksion kundër bixhozit në Prishtinë dhe Pejë, arrestohen 10 persona sekuestrohen para e aparate