Plagosja në Prishtinë, viktima ndodhet në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kafenenë ‘Pasarela’ në lagjen Dardania në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur, Defrim Kuqi.

Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha për Sinjalin se gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë.

“E kanë sjellë të plagosurin. Është në gjendje jo stabile, në gjendje të rëndë”, tha Syla.

Lexo edhe:  “Eskperti i arratisjeve” – Kush është personi që u arrestua sot pas aksionit të policisë në Dragodan