Shkoi në Itali për të punuar, 42 vjeçari shqiptar vdes pasi ra nga kulmi
Të premtën ka ndodhur një rast tragjik në Itali.
Një 42-vjeçar shqiptar ka vdekur pasi ka rënë nga çatia derisa ishte duke punuar.
Armando Serjani, u rrëzua nga një lartësi prej pesë metrash.
Pavarësisht ndihmës së parë nga kolegët dhe dërgimit të menjëhershme në spital, ai nuk ia doli.
Rasti ndodhi në rajonin Chiabotto të San Giorgio Monferrato, shkruan Abcnews.al.