Publikohet punimi i diplomës së heroit Agim Ramadani, habit bukurshkrimi i tij

Shukrije Ramadani, gruaja e heroit Agim Ramadani ka publikuar punimin e temës së diplomës të bashkëshortit të saj, Agim Ramadani që e kishte bërë në Akademinë Ushtarake në Zagreb.

Ajo ka shkruar se tema e realizuar nga Heroi i Kosovës mund të jetë e dobishme për FSK-në.

“Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shumë nga ju keni njohur Agimin, por nuk keni pasur rastin të njihni bukurshkrimin, përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studiuar, po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit, në kazermën “Ivan Goshnjak” në Zagreb, duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK)e cila duhet të formësohet sa më profesionalisht që është e mundur. Më vjen keq, që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri ,përkushtim , profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit! Ka mbi 70 faqe, këtu po i paraqes pak nga ato!”– ka shkruar ajo në Facebook.

Lexo edhe:  “Papi Chulo” sërish në telashe