Sërish shpërthim në veri, tani tek “tre rrokaqejt”

Pas Lagjes së Boshnjakëve, ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër në Veri.

Vetëm pak çaste më herët ka ndodhur një shpërthim i fortë i cili u dëgjua edhe në pjesën jugore.

Në pjesën që njihet si tek “tre rrokaqejt” dyshohet use u hodh një mjet shpërthyes, shkruan Jepi zë.

Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se persona të dyshuar kanë hedhur këtë mjet shperthyes, i cili për nga krisma dukej të ketë qenë shok-bombë.

Së fundmi Policia e Kosovës ka njoftuar se këto shperthime janë nga mjetet piroteknike.

Ndryshe situata në veri mbetet ende tensionuar, ndërsa serbët kanë shtuar dhe përforcuar barikadat.

Lexo edhe:  Kadetët ushtarakë të vendeve të NATO-s sfidohen në kazermat e FSK-së