“Me sa ka pasë fuqi më ka ra me grushte”, drejtori Elezi thotë se u sulmua nga u.d drejtori i përgjithshëm i AKK-së

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, Selajdin Beqa po dyshohet se ka sulmuar sot me grushte Shemsi Elezin, drejtor në Departamentin e Mbikëqyrjes së Tregut në AKK.

Elezi ka thënë se Selajdin Beqa e ka sulmuar me grushte prapa shpinës dhe në kokë disa herë në korridorin e institucionit ku punojnë.

Më ka sulmu prapa shpine, jam kanë në koridor, kam pas me shku me marr një letër, ai ka dalë prej zyrës edhe më ka sulmu në kry, më ka ra tri-katër herë në trup, por në kry mas shumti. Më ka sulmu me boksa, me duar, goditjet janë kanë shumë të forta, mbrapa shpinës, pa paralajmërim“, tha Elezi.

Sipas Elezit, Beqa e sulmoi pasi ky e kishte raportuar në komision se dyshohet se është marrë me kompetencat e tij.

Unë vazhdimisht e kam ngrit çështje që me punu në kuadër të ligjit, mu ka përzi në kompetenca të mija, i kam ngrit shqetësimet e mija edhe te ky, se këta e kam mbikqyrës, edhe tek komisioni. I kam tregu disa herë mos me u përzi në punë të mija, se po na dëmton në punë, jo veç mua, por edhe krejt zyrtarët, është tepër i pasjellshëm. Tash do të përballët me drejtësinë“, u shpreh Elezi për Insajderin.

Tutje, Elezi tha se ka marrë edhe trajtim mjekësor pasi që goditjet që ka pësuar nuk kanë qenë të lehta.

Unë jam në spital aktualisht, emergjencën e kam pasur në stacionin e policisë, tash jam duke e pritë edhe vlerësimin për CD se a ka lëndime. Lëndimet nuk kanë qenë të vogla, me sa ka pas fuqi më ka ra“, deklaroi ai.

Lexo edhe:  Tentohet të dhunohet një grua në një motel në Mitrovicë, i dyshuari arrestohet dhe më pas lirohet