Protesta kundër Trendafilovës, merret një vendim për Molliqajn dhe të tjerët

Partia Socialdemokrate (PSD), ka njoftuar se kryetari i tyre Dardan Molliqaj është ndaluar nga policia, duke e quajtur këtë ndalim si vendim politik.

PSD-ja ka protestuar kundër vizitës së presidentes së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Bashkë me të janë arretuar edhe Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Agron Kabashi, Korab Korça, Gent Brahimi.

”PSD izolohet që Trendafilovës t’i bëhet vizita sa më normale. Por  lufta e saj për imazh është e humbur.  Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçes, Gent Brahimit t’iu jepet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Polluzhë, vetura përfundon e rrotulluar në oborrin e një shtëpie