Natë e kobshme: Tre të vdekur në Prizren

Tre persona po dyshohet se kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Prizren.

Sipas burimeve jozyrtare të lajmi.net, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa tre persona kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Gjithashtu, tre persona të tjerë dyshohet se janë të lënduar si pasojë e aksidentit, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:20, në daljen veriore të Komunës së Prizrenit.

Lexo edhe:  Gruaja në Prishtinë dyshohet se u hodh nga kati i shtatë i ndërtesës, pamje nga vendi i ngjarjes