Prizenasi tentoi ta gënjej Policinë, tha se ia vodhën kombin dhe 200 euro – por e vërteta del të jetë ndryshe

Dje rreth orës 16:21, nëpërmes telefonit një qytetar, ngasës i një automjeti, pronë një firme private, ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur më automjet-kombi në autostradë, në afërsi të nën kalimit në Duhël, atë e ka ndaluar një automjet BMW e zezë me tabela të Shqipërisë, në atë automjet ishin tre persona.

Sipas ankuesit , pasi që automjeti i ka dalë përpara dhe e kanë ndaluar, njëri nga ata tre personat e ka nxjerr revolen dhe ia ka marrë 200 (dyqind) euro dhe automjeti i dyshuar ka ikur në drejtim të Prishtinës.

Policia, konkretisht patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Suharekë, me urgjencë kanë shkuar në atë drejtim dhe kanë proceduar me rastin.

Falë profesionalizmit të policisë , është kuptuar se raportimi është i rrejshëm ,gjë që e ka pranuar edhe ankuesi.

Me konsultim me prokurorin , kundër ankuesit të rrejshëm hapet rast penal dhe ai lirohet, rasti procedohet me procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Shqetësuese: Nxënësi 15-vjeçar në shkollën “Faik Konica’ në Prishtinë kapet me thikë, përfundon në Polici