Këta janë dy të arrestuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, dërgohen në mbajtje për 48 orë

Dy të dyshuarit për tentim vrasjen në fillim te dhjetorit të vitit të kaluar, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë tashmë kanë përfunduar në ndalim policor. Njëri është arrestuar e të premten e tjetri gjatë ditës së djeshme.

Siç ka mësuar ekskluzivisht Sinjali, dy personat e ndaluar lidhur me rastin janë Durim Aliu (28-vjeçar) dhe Dardan Krasniqi (29-vjeçar).

Policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarve pas hetimeve që nisën lidhur me të shtënat me armë në Kolovicë, mbrëmjen e 2 dhjetorit.

Ata po dyshohen se janë përfshirë në këtë incident bashkë me persona të tjerë, ku për motive të panjohura, është shtënë në drejtim të një 22-vjeçari.

Ky i fundit, i cili ka të kaluar kriminale, kërkoi ndihmën e Policisë natën kritike dhe dha versionin e tij për ngjarjen që kishte ndodhur.

Të njëjtat burime kanë bërë me djje se hetimi për këtë rast është zgjeruar dhe të dyshuarit nuk do të hetohen vetëm për veprat penale “Vrasje në tentativë” e “Armëmbajtje pa leje”.

Ndaj personave të dyshuar tashmë është iniciuar rasti edhe për vëprën “Shtytja”.

Pas ndalimit të Aliut dhe Krasniqit, brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të ushtrojë edhe kërkesën për caktimin e masës së sigurisë.

Lexo edhe:  Vdes Argjend Dreshaj, ish-hendbollisti i dalluar i Vëllaznimit