Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vjim

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me shtim lokal të vranësirave orëve të pasdites kur priten edhe erëra nga veriu dhe verilindja.

Temperaturat do të shënojnë ulje krejtësisht të lehta dhe këto vranësira mund të “shkarkojnë” edhe ndonjë rigë shiu vetëm në disa vise të izoluara. Temperatura maksimale rreth 24 dhe 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasdite vonë rreth Maqedonisë veriore dhe lindore priten disa vranësira dhe ndonjë rigë e izoluar shiu.

Ditët e para të javës së re pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe edhe më i ngrohtë pranveror, por në shumë rajone edhe veror. Temperaturat maksimale pak mbi 25 dhe pak nën 30 gradë Celsius.

Lexo edhe:  Ankesa për “ndërtim të rrezikshme” në Skenderaj