Rifat Jashari bashkë me Shabanin e ri shkojnë tek bunkeri i Adem Jasharit tashmë të mbuluar me kulm për tu ruajtur

Bunkeri i komandatit të UÇK-së, Adem Jashari, që gjendet në kodër, përball shtëpive në Prekaz tashmë është mbuluar me një kulm.

Ky bunker mbrëmë është vizituar nga kryefamiljari Rifat Jashari, dhe Shaban Jashari i ri, shkruan Jepi zë.

Ndërsa ky vend për kohë të gjatë ka qenë vendstrehim i ish komandantit legjendar Adem Jashari.

Sikur shtëpitë edhe ky bunker kishte filluar të dëmtohej shumë, por tani fatmirësisht është mbuluar nga kulmi i metalit që të ruhet për të ardhmen si dëshmi e veprimtarisë së komandatit legjendar Adem Jashari./ Jepi zë

Lexo edhe:  Këta janë tre të arrestuarit e tjerë për të shtënat me armë para disa javësh në Prishtinë