Serbi vozit me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, Policia ia ndalon vozitjen në Kosovë për gjashtë muaj dhe e gjobit me 300 euro

Sot në qytetin e Vushtrrisë, Policia e Kosovës ka gjobitur një shtetas të Serbisë, i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.

Përmes radarit me laser, Policia ka identifikuar se shoferi ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 84 km/h, ku kufizimi i duhur i shpejtësisë në atë zonë është 40 km/h.

Ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej 300 euro si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për gjashtë (6) muaj pasi që drejtuesi i automjetit është shtetas i Republikës së Serbisë.

Gjoba dhe masa mbrojtëse janë shqiptuar në bazë të dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit nga sot deri ditën e shtunë