Sekuestrohen 24 mijë e 600 euro false, ndalohen katër persona

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka ndërmarr një aksion në rajonin e Prizrenit për kontroll të veturave.

Gjatë këtij aksioni janë ndaluar dy vetura, BMW X5 dhe Shkoda, me katër persona, për shkak të dyshimit se personat të cilët gjenden në këto vetura shpërndajnë para të falsifikuara.
“Gjatë kontrollit në veturën BMW X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind euro”, njofton prokuroria

Prokuroria Speciale bënë të ditur se në këtë rast janë sekuestruar njëzet e katërmijë e gjashtëqind euro, dy automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe nëntë telefona celularë.

“Po ashtu, të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe të njëjtit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Me aktvendim të Prokurorit nga Prokurorisë Speciale personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë”, theksohet në njoftim.

Lexo edhe:  Babai në Obiliq rrah dhe maltreton djalin e tij të mitur, shpallet në kërkim policor