Rrokulliset me traktor, vdes i riu nga Malisheva

Një rast i rëndë ka ndodhur të mërkurën në një familje në Malishevë, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka pësuar lëndime të rënda dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për një djalë Ismail Zogaj i cili gjatë vozitjes së traktorit ka humbur kontrollin dhe ka dal jashtë rrugës.


“Si pasojë e aksidentit, lëndime  vdekje prurës ka pësuar  vet drejtuesi  vdekjen e  të cilit  e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pasagjeri  mashkull kosovar është dërguar ne QKUK-Prishtinë  për tretman mjekësor të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore

Lexo edhe:  Deputetja gjermane e shqetësuar për armatosjen e Kosovës: Dronët turq tashmë janë dorëzuar, ShBA po i çon armë