Plagoset një person në Pejë, i dyshuari zhduket nga vendi i ngjarjes

Një person është plagosur me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në fshatin Baran të Pejës.

I dyshuari pas kryerjes së veprës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit 24 orësh të policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Fsh. Baran i Epërm, Pejë 11.12.2022 – 07:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura në një lokal ishte plagosur me armë zjarri nga një person i dyshuar mashkull kosovar i cili pas kryerjes së veprës penale ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thonë Policia.

Lexo edhe:  “Veç je plak se pa të mytë me dru s’e kisha lanë”, 90-vjeçari thotë se familja e Fitore Pacollit po e kërcënon për 6 ari tokë të tij