Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me subvencione, përfitoi mijëra euro kundërligjshëm

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar sot një të dyshuar për mashtrim me subvencione dhe ushtrim të ndikimit, duke përfituar dhjetëra mijëra euro kundërligjshëm në vitin 2020.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi ka ardhur pas zhvillimit të hetimeve me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Pas zhvillimit të hetimeve me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me dyshimet për keqpërdorime me subvencione, ka siguruar prova dhe dëshmi se personi i dyshuar me iniciale (XH.U.), përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme dhe duke ushtruar ndikim të kundërligjshëm ka përfituar subvencion në vlerë prej dhjetëra mijë euro në vitin 2020”, thuhet në njoftim

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të Prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore.

Lexo edhe:  Zyrtari i BE-së del ne vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e polici