Sali Berishës iu mor pasaporta, Çim Peka: Ai ka 700 mijë njerëz që e ndjekin, do t’i keni në betejë

Gazetari, Çim Peka ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Shqipëri, ku ish-kryeministrit, Sali Berisha i është konfiskuar pasaporta nga organet e drejtësisë.

Ai ka postuar një shkrim të shkurtër me titull: Kur llogaritë i bëni gabim

Shkrimi i plotë:

Kur llogarite i beni gabim!
Nuk iku ne ‘97 kur partia e Arben Krajes e sulmoi me bombe ne Durres, me kallash ne Lushnje e Presidence, e ju dyshonit se do ikte pse Edi Rama kerkon ta ndaloje te ushtroje aktivitetin e tij politik!?
Ediot, je thjeshte mjeran.
Ketu do ta keni ate dhe gati 700-800 mije opozitare qe nuk kane ikur.
Ne beteje do ti keni!

Lexo edhe:  Bajram Qerkini nga Mitrovica në kërkim të djalit të zhdukur: "Çka kam hekë me rrit 30 vjet, e që 24 vjet nuk e di ku është”