Piloti amerikan tenton ta rrëzojë aeroplanin me 80 pasagjerë, kështu kapet ai

Një pilot në SHBA është akuzuar për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se u përpoq të rrëzonte një avion me 80 pasagjerë gjatë një fluturimi mbrëmjen e së dielës. Sipas autoriteteve mbi të rëndojnë 83 akuza.

I dyshuari ishte ulur në kabinën e një fluturimi të Alaska Airlines pas kapitenit dhe oficerit të parë, sipas një deklarate të linjës ajrore. Policia tha se ish-piloti është 44-vjeçari Joseph David.

Fluturimi ishte nga Everett, Uashington, për në San Francisko, Kaliforni, me 80 pasagjerë në bord. Ai u devijua në Portland, Oregon dhe i dyshuari u arrestua pa incidente, thanë zyrtarët. Anëtarët e ekuipazhit në fluturimin 2059 të Alaska Airlines raportuan incidentin në kontrollin e trafikut ajror.

Fluturimi, i operuar nga Horizon Air, ishte planifikuar të ngrihej në orën 17:25 me kohën lokale dhe të mbërrinte në San Francisko në orën 19:30.

Megjithatë, fluturimi u devijua për në Portland dhe përfundimisht u nis nga atje në destinacionin e synuar në orën 19:18.

“Të gjithë pasagjerët në bord ishin në gjendje të udhëtonin në një fluturim të mëvonshëm,” tha një deklaratë nga Alaska Airlines.

“Ne jemi mirënjohës për trajtimin profesional të situatës nga ekuipazhi i fluturimit Horizon dhe vlerësojmë qetësinë dhe durimin e mysafirëve tanë gjatë gjithë këtij eventi”, shtoi linja ajrore. /Abc news

Lexo edhe:  “Kur u hapën thasët e viktimave, pamë që kishte lot në fytyrë”, historia prekëse e shpëtimit të 3 vjeçares në Turqi