Familjarët e gjejnë të vdekur anëtarin e tyre në Krajk të Prizrenit

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në fshatin Krajk të Prizrenit, ku në një pjesë malore një burrë është gjetur pa shenja jete.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet pa vetëdije nga një familjar në vendin e quajtur “Zabeli i Përcollit” . Ai u trondit kur e gjeti atë të shtrirë në tokë dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulancën.

Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, teksa familjarët kanë deklaruar para Policisë se i ndjeri ka pasur edhe probleme shëndetësore.

02 Press do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Përplasje mes dy grupesh në Lipjan, goditen me veturë dy persona