Rron Gjinovci pas plagosjes së dy serbëve: Kush shtin mbi civilë, është kriminel
Analisti dhe gazetari i njohur kosovar, Rron Gjinovci ka komentuar rastin e plagosjes së dy qyetarëve sot në mbrëmje.
Përmes një postimi në facebook, Gjinovci, e ka quajtur autorin e kësaj ngjarje kriminel.
Sipas informacioneve të deritashme, autori është ushtari i FSK-së dhe djalë dëshmori, Azem Kurtaj.
Ndryshe deri tani nuk dihen ende shkaqet pse kanë shtyer deri tek ky veprim, mirëpo pas këtij akti, qytetarët serbë kanë bllokuar disa rrugë.