Arrestim si nëpër filma në Podujevë

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Podujevës.

Kjo, si pasojë e një mosmarrëveshje verbale.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte tentuar t’ia drejtonte viktimës.

Në këtë rast, ka ndërhyrë edhe një person tjetër, i cili ka arritur t’ia marrë armën të dyshuarit të parë. Edhe ky nën kërcënimin e armës.

“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është në kërkim policor”, ka njoftuar Policia.

Lexo edhe:  Publikohet dokumenti, babai i Dejona Mihalit i deklaruar me kombësi greke