Vendosën flamuj të Belgjikës në produkte serbe, gjobiten fuqishëm marketet

Inspektorati i Tregut gjatë muajve të fundit ka shtuar numrin e inspektimeve për mbrojtjen e konsumatorit, në veçanti për mbikëqyrjen e etiketës që tregon flamurin e origjinës së produktit.

Në një njoftim të Ministrisë, bëhet e ditur se gjatë inspektimeve është duke u konstatuar që në disa raste, shitësit vendosin etiketë mashtruese me flamur të një shteti i cili nuk është flamur i origjinës së produktit.

“Në rastet më të shpeshta është duke u vendosur etiketa e flamurit të shteteve të Evropës, në produktet që janë me origjinë të shteteve fqinje”, bëhet e ditur në njoftim.

Në mbi 30 raste kur Inspektorati i Tregut ka konstatuar që shitësit nuk kanë vendosur etiketën apo kanë bërë ndërrim të etiketës së flamurit të origjinës së produktit, janë ndëshkuar me gjobë në vlerë prej njëmijë (1,000) euro deri në dhjetëmijë (10.000) euro si masë ndëshkuese.

Lexo edhe:  Vdes Qazim Fazlija, projektuesi i Hotel Grand, Pendës së Ujmanit e stadiumit të Mitrovicës