Rritja e rasteve: Mblidhet Komiteti i SHSKUK-së për COVID-19

Komiteti i SHSKUK-së për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 ka mbajtur sot takim.

SHSKUK ka njoftuar se në këtë takim është analizuar situata e fundit pas rritjes së rasteve të spitalizuara dhe u kërkua ri-mobilizimi për përballimin e valës eventuale që mund të shoqërohet me rritje të mëtejme të spitalizimeve.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe mungesa në disa fusha spcialistike, si anesteziologë, infektologë, pulmologë, e në mënyrë të veçantë nevoja për angazhim urgjent të stafit shtesë infermieror.

Lidhur me menaxhimin e Pandemisë, Krasniqi ka ftuar për nesër në takim në orën 08:00 edhe drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme.

Lexo edhe:  Pas heqjes së arrestit shtëpiak, Enver Sekiraqa i rikthehet jetës së natës