Pse nuk mori pjesë në dasmë nëna e tij? Luizi tregon arsyen pse u nis direkt për në Shkodër pas finales

Luiz Ejlli ka folur për herë të parë pas kurorëzimit të dashurisë me Kiarën në një martesë në finalen e madhe të Big Brother Vip Albania.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e familjarëve të Luizit në këtë ceremoni. Mbrëmjen e djeshme në Aftër Party-n e organizuar nga produksioni, Luizi ka treguar se menjëherë pasi është zgjuar në mëngjes, është nisur për në Shkodër për shkak se ka pasur të ëmën sëmurë.

“Kam ikur tinza në Shkodër, shkova sepse kam pasur nënë paqejf”, deklaroi këngëtari shkodran.

Kështu ai ka nënkuptuar edhe arsyen pse ajo nuk ishte e pranishme në ceremoninë e dasmës.

Ai u pyet nëse ka fjetur në shtëpinë e Kiarës, pas daljes nga BBV, por nuk pranoi të japë komente.

 

Luizi po ashtu u shpreh i gatshëm për të qenë pjesë e BBV, edicionin e ardhshëm të këtij formati, kësaj here si pjesë e produksionit./Magazine.al

Lexo edhe:  Po peshkonte në lumin Buna, bie aksidentalisht një burrë nga Mitrovica