Lajm i mirë nga Qeveria, miraton pagesën për këtë kategori të punëtorëve

Kryeministri Albin Kurti tha se 580 specializantë do të paguhen, në mënyrë që të përsirësohet situata në shëndetësi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se “numri i kuadrove profesionale shëndetësore në vend është shumë i ulët krahasuar me vendet e rajonit”, duke përmendur ikjen e mjekëve.

Ai tha se në Kosovë ka “numër të vogël të mjekëve për kokë banori”.

Kësisoj, Vitia tha se “ngrihen shqetësime sa i përket qasjes në shërbimet shëndetësore të popullatës”

“Prandaj Ministria e konsideron pagesën e specializantëve me vetëfinancim si çështje me prioritet për vendin”, tha ministri.

Lexo edhe:  “Asnjo t’gjallë nuk e lshoj”/ Tmerrohet familja në Deçan, një person u shkon te dera me AK-47 dhe gjuan