Rrezikohet shërbimi 24-orësh në Aeroportin e Prishtinës, po ikin kontrollorët e trafikut ajror

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti numri i fluturimeve në Kosovë ka shënuar rritje për 60%. Vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti kanë qenë mbi 2 mijë operime, ku ky numër është mbi 43 për qind më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mirëpo, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) po vuan mungesën e kontrollorëve të trafikut ajror pasi vetëm viteve të fundit 10 të tillë janë larguar nga Kosova për shkak të kushteve më të mira në vendet e tjera. Kjo po rrezikon seriozisht shërbimin 24-orësh që ofron aktualisht ASHNA.

Zëdhënësi i ASHNA-s, Driton Ujkani, deklaroi se numrat e fluturimeve për periudhën janar-qershor të këtij viti janë rekord i ri. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë qenë rreth 4 mijë fluturime më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lexo edhe:  Bie çmimi i grurit në tregun ndërkombëtarë, por furrtarët vazhdojnë me çmimin e njëjtë të bukës në Kosovë