Hoxha i “Mercedesit” përdhos flamurin kombëtar: Harrën, ne s’ adhurojmë zogj

Mazllam Mazllami është imami i cili ditëve të fundit është përfolur shumë.

E gjithë, kjo pasi që xhemati ia dhuroi një Mercedes luksoz me rastin e pensionimit.

Pas kësaj, vëmendje ka marrë një deklaratë e këtij imami, i cili është shfaqur në një video në TikTok duke e quajtur leckë flamurin kombëtar shqiptar, duke pretenduar se ne nuk adhurojmë shqiponja sepse nuk jemi paganë, përcjell lajmi.net.

“Kjo është harrën, leckë, bezë. Edhe mos me qit hiq për 28 Nëntor s’bohet kurgjo as kiamet. Populli jonë janë 80% myslimanë, e njohim më paganizmi çfarë është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj! Edhe pse është himni kombëtar, ”të bashkuar rreth flamurit” edhe me u bashku me këtë flamur në xhehnnet a hijmë?” ka thënë Mazllami.

Tutje, imami ka folur ka përmendur edhe dëshmorët duke thënë se lutet që ata të jenë dëshmorë të Allahut sepse sipas tij, a janë më të vërtet dëshmorë ata nuk varet nga ne.

“E lus Allahun që këta që na kanë ra dëshmorë ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkrujmë dëshmorë e ju vëmë pllakata, pas pesëdhjetë vjete krejt jau thejmë ato.”, përfundon ai

VIDEO

 

Lexo edhe:  Vdes në moshë mjaft të re, Behram Arifi