Rrënohen disa shtëpiza në Prishtinë, tregu i gjelbër do të vendoset përkohësisht

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka filluar sot me rrënimin e shtëpizave në mënyrë që të krijojë një hapësirë të përshtatshme për Tregun e Gjelbër të përkohshëm, e më pas do të vazhdohet me implementimin e projektit të madh për këtë zonë.

Sipas drejtorit të inspekcionit, Florian Dushi, do ta pastrojnë të gjithë hapësirën dhe tregu do të zhvendoset përkohësisht në këtë hapësirë, ku do të jetë deri në realizimin e projektit për tregun e gjelbër.

Ai ka shtuar se tregu i ri do të ketë një ambient të përshtatshëm për tregtarët dhe qytetarët në kryeqytet, prandaj deri në realizimin e atyre hapësirave, tregu do të funksionojë në këtë hapësira.

Lexo edhe:  Zyrtarit policor i digjet një shtallë në veri