Gjallëri dhe hijeshi me ardhjen e mërgimtarëve: Mbi 115 fluturime priten sot në arritje-shkuarje

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ditëve të fundit është vërshuar nga një fluksi i madh i mërgimtarëve, të cilët po kthehen për pushime në atdhe.

Numri i aterimeve vajtje-ardhje në ANP, është rritur dukshëm ditëve të fundit, krahasuar me ditë më parë.

Përkundër fluksit të madh, Policia e Kosovës ka ndërrmar masa për pritjen e bashkëatdhetarëve.

Sipas disa udhëtarëve të intervistuar, pritjet në ANP janë minimale edhe policia po e kryen detyrën e saj, duke qene në shërbimin maksimal për qytetarët.

Lexo edhe:  Gjobiten dy shoferë me nga 500 euro për shkak të garave të shpejtësisë, u merret patenta për 1 vit