Dy persona e bëjnë llom një 42-vjeçar në Gjilan, viktima dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje te shitorja ‘Maxi’ në Gjilan, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njësitë policore kanë kapur në flagrancë personat e përfshirë në rast, ku të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar me urgjencë në spital.

Sinjali mëson se pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se 42-vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm nën përkujdesjen e stafit shëndetësor.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Lexo edhe:  Vëllai godet me thikë vëllain në gjoks, dërgohet në QKUK