Rrebeshe shiu dhe breshër në disa pjesë të Kosovës

Mot i lig me rrebeshe shiu dhe breshëri ka përfshirë sot disa vise të Kosovës.

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që disa nga rrugët e qyteteve të Pejës, Gjilanit e Prizrenit të jenë të mbuluara me ujë.

Reshje të dendura gjatë pasdites janë regjistruar edhe në kryeqytet.

Edhe fillimi i javës së re do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm ku priten intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta.

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes priten zhvillime të shpeshta të vranësirave të shiut të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Lexo edhe:  Ndodhë edhe një mrekulli: Pas 8 dite nxirren të gjallë nga rrënojat e tërmetit dy vëllezër në Turqi