Rrahje mes fqinjëve në Fushë Kosovë, i riu sulmon edhe policin që shkoi të intervenojë në rast
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë përballen me ofendime, sharje e kërcënime gjatë kohës që janë në detyrë zyrtare. Në këtë mënyrë atyre iu vështirësohet puna dhe shpesh iu rrezikohet jeta.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku një njësi policore kishte dalë në rrugën ‘Nënë Tereza’ për shkak se atje kishte ndodhur një rrahje mes disa personave të cilët janë fqinj mes vete.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë hasur një njërin prej të dyshuarve, i cili ka refuzuar që të bashkëpunojë me Policinë.
23-vjeçari dyshohet se ka sulmuar zyrtarin policor dhe si pasojë shtë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori ka urdhëruar që i riu të hetohet për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.