Ky është personi që u gjet i vdekur në mënyrë të dyshimtë sot në Mitrovicë

Një burrë rreth moshës 50 vjeçare, është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Artim Jashari”.

Burri u gjet në shtëpinë e tij që ndodhet në qendër të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, e ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”.

Zahiti ka thënë se vdekja është cilësuar e dyshimtë dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Mësohet se i vdekuri është Bekim Bislimi.

Lexo edhe:  E detyroi përdhunuesin e vajzës që ta hapte varrin dhe ta vriste veten, lirohet pas 6 muajsh burgim babai!