Dhunimi i 14-vjeçares në Pejë: Ky është i dyshuari që përfundoi në ndalim policor

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të trishtë që dyshohet të ketë ndodhur në Pejë, ku një vajzë 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një 23-vjeçar. Rasti u zbulua pasi vëllai i viktimës raportoi në Polici se motra e tij është keqpërdorur seksualisht. I dyshuari tashmë është arrestuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Elvir Vaka, i cili ka përfunduar në ndalim policor, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Pas denoncimit të rastit, Policia është aktivizuar menjëherë dhe ka shoqëruar në stacion policor dy palët. Gjatë dhënies së deklaratave është kuptuar se vajza ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin 23-vjeçar para se t’i mbushte 14 vjeç.

E mitura ka rrëfyer se njihet me të dyshuarin dhe sipas informacioneve të para, ajo e ka zbuluar vet se kanë pasur marrëdhënie intime, por jo me detyrim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të dorëzohet kallëzimi penal.

Lexo edhe:  ​Serbët e Fushë Kosovës: Jetojmë mirë me shqiptarë, nuk kemi presion për t’i shitur pronat