Këto vajza janë zhdukur që nga 23 shtatori, familjarët kërkojnë ndihmë për t’i gjetur ato

Nga data 23 shtator rezultojnë të zhdukura dy vajza, E.B., 19-vjeçare, nga fshati Qyshk, dhe L.N., 18-vjeçare, nga fshati Treboviç i Komunës së Pejës.

Babai i njërës prej vajzave të zhdukura, Salih Berisha, raportoi zhdukjen e tyre në Polici, ku deklaroi se herën e fundit kur ato ishin parë nga familjarët ishte 23 shtatori, (e premte), ditën kur ato ishin duke shkuar në Universitetin “Haxhi Zeka”, ku vijonin studimet.

Tutje, Berisha ka apeluar publikisht që kushdo që ka informacione për to të lajmërojnë në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Ganimete Abazi në Big Brother, pozon me bluzën “Liria ka emër”