Rrahja në Ferizaj pas një mosmarrëveshje, zbulohet kush janë të dyshuarit

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Riza Goga” në Ferizaj, ku janë arrestuar dy persona.

Dy të dyshuarit janë përfshirë në një konflikt verbal që eskaloi në sulm dhe për pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore.

Sinjali mëson se të dyshuarit që përfunduan në prangat e Policisë janë B.Syla dhe E.Omuri, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me incidentin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dërgohen në mbajtje dhe të iniciohet rasti për veprën penale ‘Sulm’.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj.

Lexo edhe:  Flet axha i Lulzimit: Fëmijët dhe granimi janë të sigurtë por të rriturit…