Rizvanolli, me një torte uron ditëlindjen e Termocentralit Kosova A

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë një urim të pazakontë për ditëlindje.

Ajo ia ka uruar ditëlindjen e 60-të Termocentralit Kosova A. Madje, këtë ditë e ka shënuar me torte, bashkë me punëtorët e ndërrimit të natës në këtë termocentral.

“Sot është 60 vjetori i gjigantit të parë energjetik, Termocentralit më të madh në Ballkan në vitin 1962”, shkroi Rizvanolli në një postim në Facebook.

“Së bashku me punëtorët e ndërrimit dhe drejtorin e Kosovës A, Remzi Beshiri sonte festuam 60 vjetorin e bllokut A1 të Kosovës A”, shtoi Ministrja.

Lexo edhe:  Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese