Aksident i rëndë te semaforat e “Grandit”, ndërhyn ambulanca

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit tek semaforat, afër hotelit “Grand” në Prishtinë.

Nga pamjet e dërguara nga sinjalizuesit, shihet një veturë e aksidentuar, teksa policia dhe ambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Policia ende nuk ka njoftuar nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Lexo edhe:  Gjenerali Rama takon dhjetëra të rinj nga Vushtrria: Entuziazmi i tyre, janë dëshmi se rinia jonë është forca që e shtyn vendin tonë përpara