Arrestohen babë e bir: Burri ushtronte dhunë në familje e mbante pistoletë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të moshës 82-vjeçar i cili dyshohet se ushtronte dhunë kundër familjarëve të tij.

PK-ja bën me dije se të dyshuarit iu sekuestrua edhe një pistoletë.

“Kundër të dyshuarit është iniciuar procedura penale për veprën penale ‘dhunë në familje’.

Lidhur me këtë njoftohet prokurori i Shtetit, me aktvendim me shkrim të të cilit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme ligjore nga ana e hetuesve policorë, respektivisht gjatë intervistimit të të dyshuarit, i njëjti pohon se djali i tij posedon në shtëpi një armë zjarri. Lidhur me këtë informatë dhe pas njoftimit të prokurorit të Shtetit, identifikohet i dyshuari T. P. (51 vjeç), i cili më pas shoqërohet në Polici”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe:  Këtu mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të rrymës familjet e skemave sociale dhe pensionale