Zhegrova poston foto me çunat që i nxori Superliga, ky është reagimi i Munishit

Futbolli i Kosovës ka nxjerrë lojtarë të shumë dhe të mëdhenj.

Madje, boshti i Kombëtares së Kosovës ka dalë pikërisht nga Superliga e futbollit vendor.

Mjafton t’i përmendim emrat si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Milot Radhica e Edon Zhegrova, të cilët ishin produkt i futbollit të Kosovës për të bërë më pas karrierë jashtë vendit.

Janë të shumtë futbollistët tjerë që po luajnë me sukses në Superligë, apo edhe që kanë gjetur angazhim jashtë vendit, e që janë pjesë e “Dardanëve”.

Ylli i Lillet e ka bërë një postim në “Instastory”, ku shihet në fotografi bashkë me futbollistët tjerë të Kombëtares si Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu, Ilir Avdyli e Ilir Krasniqi, që ende janë pjesë e ligës elitare të futbollit kosovar, si dhe Albion Rrahmani, i cili deri vjet ishte pjesë e Ballkanit, por që tash luan në Rumani me Rapid Bukureshtin.

“Me djelmoshat”, ka shkruar Zhegrova në rrjetet sociale.

Ndërsa edhe trajneri Ismet Munishi, ka bërë një postim në “Facebook” rreth kësaj fotoje, duke u ndier krenar me yjet që kanë dalë nga Superliga e Kosovës. /GE

Lexo edhe:  Prishtina bëhet me tunel, veturat kalojnë nëntokë e përmbi këmbësorët