Riga ia doli, përfundon me sukses operacionin i vogëlushes kosovare në Turqi

Iniciativa e nisur nga Indeksonline për vogëlushen Riga Mani, për shërim në Turqi, ka dhënë sinjalet e para pozitive. 

Familjarët kanë konfirmuar se ka përfunduar me sukses operimi i saj.

“Riga ia doli. Ajo e ka përfunduar me sukses operacionin ne Turqi! Riga vazhdon ende trajtimin atje dhe urojmë të na kthehet me shëndet të plotë Faleminderit të gjithëve që ndihmuat Rigën”, ka shkruar Xhevdet Mani në Facebook.

Lexo edhe:  Kapja e "bosit të drogës" në Ferizaj, Policia e Kosovës jep detaje