Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot presim përmirësim të motit, megjithatë jo tërësisht. Pas një mëngjesi mjaft të freskët dita vijon me rreze diellore, vranësira lokale dhe rritje të temperaturave.

Pasdite vonë në disa zona kryesisht kodrinore-malore parashihen zhvillime të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera nuk parashihen reshje me ndonjë përjashtim. Temperaturat maksimale rreth 23 apo 24 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat do të pësojnë rritje. Pasdite përreth disa zonave malore parahihen rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Fillimi i javë së re me diell dhe ngrohtë. Vranësirat do të jenë lokale, ndërsa mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Temperaturat deri në 25 dhe 26 gradë Celsius. Në Shqipëri dhe Maqedoni më nxehtë.

Sipas ecurive aktuale sinoptike Të Mërkurën do të fillojë destabilizimi i ri i atmosferës me rrebeshe paksa më të përhapura, ndërsa rrebeshe intensive priten të enjten./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Djemtë e tyre u përfshinë në një ngatërresë pak javë më parë, dy familjet nga Peja shtrijnë dorën e pajtimit