Ky është hajni që kreu vjedhje në dy markete në Fushë Kosovë, “avulloi” kaçkavall në vlerë të mbi 1200 eurove

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese.

Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në disa markete në vazhdimësi ka rënë sërish në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Besnik A. Berisha, 28-vjeçar i cili dyshohet se në ka kryer vjedhje në dy markete në Fushë Kosovë, ku ka arritur të marrë gjësende ushqimore të qindra eurove.

Këto raste kanë ndodhur në “Viva Fly” dhe “Plus Market”, ku Berisha ka avulluar kaçkavall, në vlerë të mbi 1 mijë e 200 eurove dhe ka arritur të zhduket.

Denoncimi i vjedhjeve nga përgjegjësit e marketeve ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i njëjti është arrestuar të martën dhe është shoqëruar në stacion policor.

Sipas të njëjtave burime, në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë, Berisha e ka pranuar se ka kryer vjedhje dhe është arsyetuar se produktet që i ka marrë i ka dërguar në shtëpi.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policordhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Lexo edhe:  Dy persona të maskuar i dalin në pritë punëtorit të ‘Roadside’ në Mitrovicë, ia vjedhin ushqimin dhe paratë