Reagon Gold Ag për Salih Mustafën: Mos të flas askush

Këngëtari i njohur Arian Agushi i njohur si Gold ag ka reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa me 26 vjet burgim.

Goldi ka shkruar “Mos të flas askush në emrin tim e as në emër të popullit të Kosovës, sepse për mua dhe për shqiptarët e këtij trolli ky trim është i pafajshëm”.

Reagimi i tij:

Mos të flas askush në emrin tim e as në emër të popullit të Kosovës, sepse për mua dhe për shqiptarët e këtij trolli ky trim është i pafajshëm.Zoti të ndihmoftë komandant, e tradhtarët edhe kur janë të lirë shpirtin e kan të robëruar.ME TY CAL 🇦🇱♥️😢

Lexo edhe:  Maqedonasit ndërrojnë përkatësinë etnike, për t’u punësuar deklarohen si shqiptarë