E turpshme: Demolohet shtëpiza e “Vrapo Babadimër”, që ka karakter humanitar

Është demoluar shtëpiza e “Vrapo Babadimër” që është vendosur ditë më parë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Shtëpiza ishte vendosur si çdo vit për të shitur rroba të babadimrit ku për çdo vit me to organizohet gara e vrapimit dhe mjetet financiare që mblidhen nga shitja e tyre, u dedikohen familjeve në nevojë.

Demolimin e shtëpizës e ka konfirmuar organizatori i saj, Jusuf Islami i cili ka publikuar fotografi pas demolimit. Edhe vitin e kaluar ishte demoluar e njëjta nga persona të panjohur deri më tani

Lexo edhe:  I fshehu mbi 5 mijë euro nën tepih, rahoveciani e gjen zarfin thatë