Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Sot pritet të kemi mot shumë të nxehtë dhe me diell.

Pasdite priten disa vranësira lokale të cilat në disa rajone edhe mund të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pritet të kulmojnë dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 37, 38 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite në disa vise malore mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën paradite në Kosovë ende nxehtë. Pasdite pritet destabilizim gradual i atmosferës. Fillimisht priten zhvillime të fuqishme konvektive dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër, pastaj vjen sistemi i madh frontal me rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Sistemi frontal pritet të kap shumicën e territorit të Kosovës. Temperaturat shënojnë ulje në pjesën e dytë të ditës dhe mbrëmje.

Në Shqipëri të shtunën duke filluar nga bregdeti pritet mot mjaft jo-stabil, me zhvillime të fuqishme të vranësirave dhe ardhjen e sistemit frontal nga deti me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Sistemi do të lëvizë nga deti drejt vendeve kontinentale duke përshkuar gati tërë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës. Ngjashëm pritet edhe në Mal të Zi.

Edhe në Maqedoninë Veriore të shtunën vjen sistemi frontal pasdite vonë me rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Nga e diela më freskët, me intervale kohore me diell dhe rrebeshe të herëpashershme shiu, nganjëherë edhe me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  I riu kosovar priti 24 vjet për të shkuar në Evropë