Reagon gazetari që ishte me Valon Sylën: Ai u sulmua për shkak të profesionit

Drejtori i Televizionit 7, Leonard Kerquku ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Kerquku ka thënë se Valoni është mirë dhe se janë me të së bashku në QKUK duke thënë se ai u sulmua për shkak të profesionit të tij.

“Valoni eshte mire. Une e Iliri jemi me te ne QKU.  Valoni u sulmu per shkak te profesionit te tij, per faktin qe eshte gazetar dhe mbi te gjitha njeri i lire. Valon A. Syla per mua sot eshte simbol i fjales se lire, eshte simbol i njeriut te pakompromis, i pa-nenshtrueshem ndaj askujt, ndaj asnje grupi – sado i fuqishem qe mund te jete ai.”, ka shkruar ai.

Gazetari Valon Syla është sulmuar pak më parë pas emisionit ku ishte panelistë në T7 dhe se dyshimet e para sipas Kërqukut janë se sulmuesit e kanë përcjell veturën e Valonit prej televizionit e deri tek ndalimi i tij ku edhe e kanë sulmuar.

Lexo edhe:  Varroset sot Gani Imeri, ish-komandanti i UÇK-së